Nxënësit e shkollës “18 Prilli” në fshatin Burim të Malishevës e kanë nisur vitin e ri shkollor me një befasi të këndshme.
Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2026/27, Kompania Vipa Chips nga Vushtrria ka dhuruar produkte Vipa për nxënësit nga niveli parafillor deri në klasën e pestë, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje te fëmijët.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohje për kompaninë Pestova, duke vlerësuar këtë gjest si një mënyrë të veçantë për t’ua bërë më të bukur nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor.
“Shkolla jonë shpreh mirënjohje dhe falënderim për kompanin në fjalë e cila dhuroj 80 produkte Vipa Chips për të gjithë nxënësit nga niveli parafillor e deri në klasën e V-të.
Një gjest i tillë solli buzëqeshje te fëmijët dhe e bëri edhe me të veçant fillimin e vitit të ri shkollor. Faleminderit për gëzimin që ua dhuruat nxënësve tanë!👏 Ju urojmë shumë suksese dhe mbarësi në punën tuaj!”, thuhet në njoftimin e shkollës.





Përmes bashkëpunimit me AlbanianEducation.net, kompania Vipa Chips prej disa vitesh kontribuon në gëzimin e nxënësve në shkolla të ndryshme në të gjithë Kosovën, duke realizuar dhurime dhe aktivitete për ta.
Mbështetja e bizneseve për fëmijët dhe shkollat është një shembull i mirë i bashkëpunimit mes sektorit privat dhe komunitetit, ndërsa gjeste të tilla u japin nxënësve një arsye më shumë për ta nisur vitin shkollor me buzëqeshje. /AlbanianEducation.net./