Në ambientet e Gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” në Berat kanë nisur trajnimet e mësuesve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve për vitin 2026–2027.
Sipas njoftimit të Zyrës Vendore Arsimore Berat, trajnimet po zhvillohen në bashkëpunim me Universitetin e Elbasanit, ndërsa në fazën e parë morën pjesë mësues nga disa profile të arsimit.
Pjesë e trajnimeve janë mësues të arsimit parashkollor dhe fillor, si dhe mësues të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Matematikës, Historisë dhe Gjeografisë.
Trajnimet synojnë mbështetjen e mësuesve në zbatimin e kurrikulës së përditësuar, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e kompetencave të tyre në funksion të përmirësimit të procesit mësimor.
Programi i zhvillimit profesional do të vijojë me faza të tjera të trajnimeve për mësuesit gjatë vitit shkollor 2026–2027.