Nis digjitalizimi i shkollave në Rahovec, planifikohen 135 tabela digjitale



nder titull

- Advertisement5 -

Në Komunën e Rahovecit ka nisur procesi i digjitalizimit të shkollave, përmes vendosjes së tabelave digjitale në institucionet arsimore.

- paragrafi 1 -

Deri tani janë vendosur 14 tabela digjitale, ndërsa në kuadër të projektit planifikohet që në shkollat e Komunës së Rahovecit të vendosen gjithsej 135 tabela digjitale.

- Advertisement - M1

“Në kuadër të projektit për digjitalizimin e shkollave, Drejtoria Komunale e Arsimit ka filluar vendosjen e tabelave digjitale në institucionet arsimore të komunës sonë. Përfundoi vendosja e 14 tabelave digjitale, ndërsa deri në përfundim të projektit planifikohet të vendosen gjithsej 135 tabela digjitale në shkollat e Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Projekti synon avancimin e procesit mësimor dhe krijimin e kushteve për një mësimdhënie më cilësore dhe bashkëkohore. Përmes përdorimit të teknologjisë në arsim, synohet edhe krijimi i mundësive të reja për zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të nxënësve.

Komuna e Rahovecit ka uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik për këtë hap drejt modernizimit të procesit arsimor.