Tani pasi fillimi i studimeve po afrohet, po e kuptoj edhe më qartë se zgjedhja për të studiuar Ekonominë është profesion me shumë vlera dhe dëshira për të studiuar ka ardhur nga mënyra se si kam filluar te kuptoj si një shifër mund të tregoj diçka në shumë se vlerë, duke kërkuar arsyen pas një vendimi, lidhjen mes një mundësie dhe rrezikut, vlerën pas një çmimi.
Dua të mësoj ekonominë në atë mënyrë që një ditë të mos shoh vetëm shifrat, por të kuptoj rezultatet që ato tregojnë.
Një biznes, përshembull, nuk e shoh vetëm si një vend ku shiten produkte ose shërbime. E shoh si një sistem vendimesh. Produkti është vetëm një pjesë. Pastaj vijnë kërkesa e konsumatorit, çmimi, kostot, konkurrenca, pozicionimi në treg, investimi, rreziku dhe aftësia për të parashikuar se çfarë do të kërkohet nesër.
Produktet ne ekonomi kërkojnë logjikë dhe arsyetim si nga pyetjet Në vend që të pyes vetëm: “Sa kushton?”, më intereson: “Çfarë vlere po marr për atë që paguaj?” Në vend që të mendoj vetëm: “Sa mund të fitoj?”, më intereson: “Sa rrezik po marr për ta arritur atë fitim?” Dhe kur shoh një mundësi, nuk dua të shoh vetëm përfitimin e sotëm, por edhe potencialin qe ekonomia mund të krijojë nesër.
Ndoshta kjo është arsyeja pse ekonomia më duket kaq natyrale. Ajo më kërkon të përdor mënyrën e të menduarit që më tërheq më shumë: analizën, logjikën, krahasimin, lidhjen e faktorëve dhe parashikimin.
Sepse një shifër është vetëm një rezultat.
Aftësia e vërtetë është të kuptosh çfarë fshihet pas saj.
Dua të di pse një treg lëviz. Pse një biznes rritet ndërsa një tjetër dështon. Pse një vendim i vogël mund të krijojë pasoja të mëdha. Pse një mundësi që duket fitimprurëse sot mund të mos jetë e tillë nesër. Dhe mbi të gjitha, dua të mësoj të dalloj atë që është e dukshme nga ajo që ende nuk është shfaqur.
Prandaj, tani që ky kapitull i ri është shumë pranë, nuk e ndiej veten sikur po nis diçka krejtësisht të panjohur.
E ndiej sikur po i jap drejtim një kureshtjeje që ka qenë aty prej kohësh.
Studimet e Ekonomisë për mua nuk janë thjesht zgjedhja e një dege. Janë mundësia për ta kthyer aftësinë në profesion.
Dhe ndoshta ky do të jetë fillimi më i bukur:
të mos zgjedhësh vetëm atë që do të studiosh, por të zgjedhësh mënyrën se si dëshiron ta kuptosh.