Në prag të fillimit të vitit të ri #shkollor, përgatitja e fëmijëve nuk ka të bëjë vetëm me çantën dhe librat. Më e rëndësishme është t’i ndihmojmë të #rikthehen gradualisht në ritëm dhe të ndihen të sigurt.
↪️ Riktheni gradualisht #rutinën e gjumit, disa ditë para shkollës, afrojeni orarin e gjumit dhe zgjimit me atë të ditëve të shkollës.
1. Flisni pozitivisht për #shkollën, pyetini çfarë presin me kënaqësi, çfarë i shqetëson dhe dëgjojini pa i minimizuar frikërat.
2. Përgatitini #emocionalisht, sidomos fëmijët që nisin një klasë të re ose një shkollë të re mund të kenë ankth. Sigurojini se është normale të ndihen pak të emocionuar ose të pasigurt.
3. Përfshijini në përgatitje, lejojini të #zgjedhin ose organizojnë disa nga mjetet shkollore. Kjo u jep ndjesinë e kontrollit dhe përgjegjësisë.
4. Rikthejeni gradualisht #përqendrimin, lexime të shkurtra, lojëra me fjalë, puzull ose aktivitete që kërkojnë vëmendje mund të jenë më të dobishme sesa t’i ngarkoni menjëherë me detyra.
5. Vendosni kufij për ekranet, veçanërisht në #mbrëmje, në mënyrë që gjumi dhe përqendrimi të mos dëmtohen.
6. Mos kërkoni #perfeksion që në ditët e para, fillimi mund të jetë pak i lodhshëm. Jepuni kohë të përshtaten.
7. Krijoni një #mëngjes të qetë, përgatitja e rrobave dhe çantës një natë më parë mund të shmangë nxitimin dhe konfliktet.
8. Kujtojuni se #gabimet janë pjesë e të mësuarit, mesazhi “ nuk ke pse t’i dish të gjitha menjëherë ” mund t’u ulë shumë presionin.
