Nga Gjermania me mall për atdheun: Nxënësja Arba Bojaj shkruan poezinë “Letër Kosovës”



nder titull

- Advertisement5 -

Kosovë, për ty s’di a do të më marrë malli
(Letër Kosovës)

- paragrafi 1 -

Sot po të lë, Kosovë.
Jo se dua të iki,
por sepse rrugët ndonjëherë na marrin larg,
edhe kur zemra mbetet pas.

- Advertisement - M1

Me vete mora pak gjëra,
por lashë shumë më tepër.
Mora kujtimet,
ato që s’peshojnë në valixhe,
por rëndojnë në zemër.

Do të më marrë malli
për qiellin tënd, herë të kaltër e herë të zymtë;
për yjet që s’më lanë kurrë ta humb rrugën,
e për Hënën që të rri mbi krye si kurorë.

Do të më marrë malli
për rrugët që i njihja hap pas hapi,
për vendet ku kam qeshur
dhe ku kam mësuar të rritem.

- Advertisement - m2

Pak do të më marrë malli për shkollën,
por më shumë për shoqërinë, të renë e të vjetrën;
për zhurmën e vogël gjatë orës së mësimit
dhe për të lexuar një fjalë të gjuhës sime në libra.

Ëndrrat do t’i lidh në një tullumbace
dhe do t’i lëshoj në qiellin tënd.
Ndoshta një ditë do të kthehem prapë.
M’i ruaj.

Se do të më marrë malli për shtëpinë.
Për gjyshen që me lot lau oborrin.
E kishte të vështirë të pranonte
që zërat do të shuheshin
e do të humbnin drejt perëndimit.

Për çdo familjar që lë pas.
Edhe për varrin e gjyshit dëshmor.

Kosovë…

Për çdo gjë tënden
do të më marrë malli.

Por jo…

Jo për emrin tënd,
por për gjithçka
që më ke lënë në zemër.

761653048 2543089092810717 5136226684451735600 n