Nga Fiqiri Çifliku: Unë e urrej shkollën



nder titull

- Advertisement5 -

Po, e urrej, sepse kur hyj në klasë ndjehem në habitatin tim natyral.

- paragrafi 1 -

E urrej sepse në fund të një provimi përfundimtar i përshëndes nxënësit e mi, gati për një udhëtim të gjatë, ndoshta nuk do t’i shoh më kurrë.

- Advertisement - M1

E urrej sepse kur pas shumë vitesh takoj ndonjë ish-nxënës, ai më tregon për mua asokohe dhe më emocionon.

Unë e urrej shkollën, sepse pas një detyre të dobët, ulem të përsëris mësimin e pakuptuar me më shumë vendosmëri, sepse e kuptoj se nuk jam shprehur qartë nëse shumë nxënës kanë vështirësi të kuptojnë.

E urrej sepse në fund të një cikli ndjehem i lirë për pushime, por më pushton nostalgjia, hyj sërish në klasë për herë të fundit, do ta shoh përsëri në shtator.

- Advertisement - m2

E urrej sepse shoh ato fytyra që më shohin, dhe që presin prej meje diçka që ndoshta me vështirësi do të arrij ta jap.

E urrej sepse më lejon të përcjell pasionin për dijen edhe kur nuk pranohet menjëherë, atë pasion që disa e rizbulojnë pas shumë vitesh, kur nuk janë më në shkollë.

Unë e urrej shkollën sepse çdo fillim viti i premtoj vetes të jem më efikas, më i përkushtuar, të bëj më shumë…dhe ndonjëherë ia dal.

E urrej sepse nuk mund të jem shembull i keq, nuk na lejohet ne mësuesve, dhe kjo është një gjë e mirë.

E urrej sepse sa më shumë mësoj, aq më shumë mësoj vetë, dhe kurrë nuk e kam kuptuar pse.

E urrej sepse nxënësit më të lodhshëm më mësojnë gjërat më të vështira.

E urrej sepse e zgjodha duke bërë një hap, duke lënë një punë të paguar më mirë për të ndjekur karrierën e mësuesit. Atë hap po e bëj sërish, nuk arrij të shkëputem, sepse vështirësitë na mësojnë shumë gjëra.

E urrej sepse sa më shumë bie shkolla e ndahet në copa, aq më shumë brenda klasave me mure të gërryera, dyer të thyer e porta të ndryshkura ka gjallëri, jetë, më shumë se kudo tjetër në botë, dhe ndodh mrekullia e dijes.

Unë e urrej shkollën sepse bëj punën më të bukur në botë.

Si prof.Salvo Amato që më ka inspiruar për ta sjellë të përshtatur këtë pjesë në shqip, ndjehem edhe unë…

Ju përshëndes kolegë dhe miq, sidomos ju mësues dhe drejtues.