Nga Fiqiri Çifliku: Sipas TALIS 2024 – mësuesit në Shqipëri dhe Kosovë rezultojnë më të kënaqurit në botë



nder titull

- Advertisement5 -

MOS VALLË PO NGOPEMI ME LUGËN BOSH?

- paragrafi 1 -

​Sipas të dhënave nga raporti botëror TALIS 2024 (OECD), mësuesit në Shqipëri dhe Kosovë rezultojnë më të kënaqurit në botë me punën e tyre! Pothuajse 98-99% e tyre deklarojnë se janë plotësisht të kënaqur, duke lënë pas vende si Japonia, Franca apo Singapori.

- Advertisement - M1

​Në pamje të parë, ky është një lajm i jashtëzakonshëm. Por, në realitetin tonë të përditshëm, më lind natyrshëm pyetja: Sa real është ky perceptim?

​Si shpjegohet që në një sistem ku flitet vazhdimisht për paga që mezi përballojnë koston e jetesës, mungesë laboratorësh, në disa vende klasa të mbingarkuara, në disa të tjera klasa kolektive dhe rënie të prestigjit të figurës së mësuesit, shifrat e vetëkënaqësisë janë kaq absolute?

​Disa thonë se është “paradoksi i pritshmërive”. Në vendet e pasura presioni dhe burokracia mbi mësuesit janë ekstreme, ndërsa tek ne vlerësohet më shumë siguria që ofron sektori publik dhe dashuria apo vokacioni për nxënësit.

- Advertisement - m2

​Si zë kritik, po ngre disa pyetje për diskutim: A mos ndikohen mësuesit tanë nga një lloj konformizmi kulturor apo frike kur plotësojnë anketa zyrtare, duke u prirur të thonë se “çdo gjë shkon mirë”? A po ngopemi me lugën bosh të statistikave, ndërkohë që problemet strukturore të arsimit lihen pas dore? A pasqyrohet kjo statistikë në përditshmërinë tuaj? A është kjo kënaqësi një tregues i dashurisë për profesionin, apo një fasadë që fsheh nevojën ulëritëse për reforma dhe kushte më të mira?

​Ju si mendoni?