Sipas anketës së kryer, bazuar te perceptimet e mbi 260 mësuesve dhe profesionistëve të fushës të cilët gjej rastin ti falënderoj, rezulton se:
Mbi 91% e mësuesve e përdorin rregullisht IA (kryesisht ChatGPT dhe Gemini) për të kursyer kohë dhe për të përgatitur materiale.
Megjithatë, mbi 60% e shohin atë si një rrezik për dobësimin e mendimit kritik dhe rritjen e plagjiaturës te nxënësit.
Mbi 76% mendojnë se sistemi arsimor është ende i papërgatitur, duke kërkuar një strategji kombëtare, infrastrukturë dhe trajnime praktike për mësuesit.
Zgjidhja nuk është ta ndalojmë, por një qasje e kontrolluar dhe institucionalizimi i IA në shkolla!
Për më shumë detaje lexoni materialin bashkëlidhur këtij postimi.