Nga Fiqiri Çifliku: Planet, mbledhjet, raportet dhe mësimi – dita e ngarkuar e mësuesit



nder titull

- Advertisement5 -

OPERACIONI “MËSUESI NË RRETHIM”

- paragrafi 1 -

Në mëngjes Mësuesi u nis për në punë me ëndrrën e përjetshme për të hyrë në klasë dhe të bërë mësim.

- Advertisement - M1

Por rruga e tij nuk është autostradë e lirë, është një labirint i mbushur me makina që e rrethojnë si një karvan burokratik. Sapo del në rrugë, i qepet pas eskorta.

Nga e majta, MBLEDHJET i bëjnë shenjë me drita: “Dy orë takim me një temë madhore: si të humbasim më pak kohë. Asnjë këngë, asnjë valle, vetëm punë!” – paradoksi më i bukur që është shpikur.

Nga e djathta, PLANET i tundin fletët si flamuj: plan vjetor, plan mujor, plan ditor…plan, plan, plan… aq sa edhe plani i pushimit duhet të jetë i planifikuar.

- Advertisement - m2

Lëre pastaj RAPORTET, si hije që nuk të lënë të ecësh pa një vërtetim me shkrim.

Ndërkohë, TESTET janë si alpet,fletore që presin korrigjimin, një Everest i përditshëm.
Digjital gjithandej mbikëqyr SMIP-i që vëzhgon si IA, e llogari kërkon: “Ku po shkon? “Notën e nxënësit brenda 5 sekondash, përndryshe alarm kombëtar!” Hidhi edhe planet, mungesat, trajnimet, sqarimet, përkthimet…ti kemi!”

Nga pas, si hije SHTETI, komandant që jep urdhra e njoftime: “Formular i ri, udhëzim i ri, raport i ri, program i ri, nismë e re etj., etj., etj…!” – një orkestër e pafund që i bie veç në një vrimë: “ngarkesë”.

Me sirena, me bori: “Kemi disa udhëzime të reja, vetëm 247 faqe si fillim.” “Nënshkruaj këtu, dhe këtu, dhe mos harro këtë tabelën tjetër.”

Sa mezi shpëtoi, i bie telefoni. Prindi i revoltuar: “Ku e ka yllin, ylli im?”, “Pse ia keni vënë 8? Në shtëpi, sipas burimeve tona familjare, është gjeni!”

Pas më shumë se 7 orë luftimesh, 42 dokumentesh, 163 klikimesh dhe 3 mbledhjesh, Mësuesi hyn më në fund në klasë për 45 minuta, për të bërë atë punën e “parëndësishme” për të cilën është punësuar: mësimin.

Pastaj vjen paga dhe i kujtohen çmimet. Në atë çast kupton se nuk qenka drejtuesi i autobusit por karburanti.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani duhet të bëjë edhe LIKE, SHARE dhe COMMENT në çdo postim institucional, që algoritmi të bindet se arsimi po ecën shkëlqyeshëm.

Respekt për mësuesit që mbajnë mbi shpinë të ardhmen e një vendi, plotësojnë dokumente sa për një ministri të tërë dhe në fund të muajit numërojnë qindarkat për të parë nëse u del rroga deri te rroga tjetër.

👉 Je mësues dhe ta kujtoi raportin e punës? Bëj LIKE.

👉 Të kujtoi përditshmërinë? Bëj SHARE.

👉 Ke parë ndonjë makinë tjetër të rrethimit? Shkruaje te COMMENT!