Raporti i fundit i OECD zbulon një paradoks që duhet të na shqetësojë të gjithëve.
Nga njëra anë, mësuesit tanë deklarojnë se janë super të motivuar, përshtatin mësimin dhe përdorin Inteligjencën Artificiale.
Nga ana tjetër, vlerësimet ndërkombëtare tregojnë se nxënësit shqiptarë shfaqin dobësi të thella në nxënie.
Ku po çon kjo “shkëputje” e madhe? Sistemi ynë është infektuar nga formaliteti. 100% e mësuesve kontrollohen e vlerësohen rregullisht me letra e burokraci që u shtojnë vetëm stresin.
Jemi bërë kampionë për të plotësuar formularë e për të bërë trajnime teorike për teknologjinë, por rezultati në bankat e shkollës dhenë jetën shoqërore po tregon të kundërtën.
Duhet ndryshuar urgjentisht qasja. Më pak burokraci, më shumë mbështetje praktike për mësuesit dhe fokus te nxënësi, jo te fasada!