Çka mundesh me u ligjëru disa studentëve që kanë smartphone, internet dhe ChatGPT në xhep? Çka mundesh me ua thanë ma mirë se Inteligjenca Artificiale? Çka mundesh me ua tregu të re që nuk e gjejnë për disa sekonda në internet?
Ky problem më sillej në mendje derisa po përgatitesha për një ligjëratë para studentëve të UBT-së. Nuk është e lehtë. Në fakt, besoj se ky është problemi themelor i arsimit sot, jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.
Për dekada, universitetet janë ndërtu mbi idenë që profesori e ka dijen, e studenti shkon ta marrë atë. Sot kjo nuk është më e vërtetë. Dija është kudo. Është në telefonin e secilit student. Është vetëm button larg, vetëm një voice commande larg.
Prandaj, ndoshta misioni i profesorit nuk është më të japë përgjigje. Është të bëjë pytje studentit. T’ia zgjojë kureshtjen. T’ia sfidojë bindjet. T’ia ndërtojë karakterin. T’i japë guximin të mendojë ndryshe, të dështojë, të provojë prapë dhe të krijojë diçka që nuk ekziston ende.
Në fund vendosa me fol vetëm për dy gjëra. Sepse besoj që këto dy gjëra asnjë algoritëm nuk mundet me ua mësu.
1. Kërkoni mundësi. Mos pritni që jeta me ardhë te ju.
Mos u turpëroni me kërku ndihmë. Dergo emaila, një CV apo trokitë në dyert e kompanive. Shumica nuk kanë me ju kthy përgjigje. Disa kanë me ju refuzu. Dikush ndoshta as nuk ka me i lexu.
Po mjafton vetëm një njeri me besu në ju. Një “po” mundet me ta ndryshu krejt jetën.
Ama kur ta merrni atë mundësi, mos e tradhtoni.
Shkoni të parët në zyrë. Dilni të fundit. Mos pritni me ju thënë çka me bo. Kërkoni punë. Kërkoni përgjegjësi. Kërkoni problemet më të vështira.
SEPSE TALENTI E HAP DERËN. KARAKTERI VENDOS NËSE KI ME QËNDRU BRENDA.
2. Inteligjenca Artificiale nuk mundet me të mësu me e dashtë punën.
AI ka me t’ju mësu me shkru, me programu, me analizu, me dizajnu e me zgjidh mijëra probleme. Por nuk ka me t’ju mësu kurrë me e dashtë atë që e bani. Nuk ka me t’ju zgju në ora 6 të mëngjesit me padurim me shku në punë. Nuk ka me ju bo me mendu për një problem edhe rrugës për në shtëpi. Nuk ka me ju shty me lexu edhe një faqe më shumë, me provu edhe një herë, me dështuu edhe një herë, vetëm pse nuk pranoni me qenë mesatarë.
– Nëse je mjek, lufto për çdo pacient sikur me qenë njeri yt.
– Nëse je avokat, mbroje çdo klient sikur ajo me qenë beteja e fundit e jetës së tij.
– Nëse je mësues, hyr në klasë sikur para teje me u ul njerëzit që kanë me e ndërtu Kosovën pas 20 vitesh.
– Nëse je inxhinier, mos ndërto vetëm produkte. Ndërto diçka që ua lehtëson jetën njerëzve.
– Nëse je grimer, parukier, kuzhinier apo mjeshtër, puno sikur emri yt ka me mbet mbi çdo punë që e dorëzon.
MOS E KALO JETËN PA E DASHTË ATË QË E BAN.
*Autori është profesor në UBT