Nga Betim Ahmeti: Kush i ka fajet për PISA-n – mësimdhënësi, drejtoria e shkollës, DKA-ja, MASHTI apo prindi?



nder titull

- Advertisement5 -

“Kujt?”

- paragrafi 1 -

Kush i ka fajet: mësimdhënësi, drejtoria e shkollës, DKA-ja, MASHTI apo prindi?

- Advertisement - M1

Mendoj se përgjegjësia nuk mund t’i atribuohet vetëm një pale. Problemi është më i gjerë dhe lidhet me vetë organizimin e sistemit arsimor.

Sistemi arsimor në Kosovë ka nevojë për rishikim të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe të udhëzimeve administrative që rregullojnë vlerësimin dhe avancimin e nxënësve.

Duhet të shqyrtohet mundësia që, në rastet kur nxënësi nuk i ka arritur kompetencat themelore të shkrim-leximit dhe matematikës, veçanërisht në klasat e hershme, të ekzistojnë mekanizma më efektivë për mbështetje dhe, kur është e nevojshme, mundësia e përsëritjes së klasës në interes të vetë nxënësit.

- Advertisement - m2

Kalimi automatik i nxënësve pa zotëruar shkrim dhe lexim krijon vështirësi të mëdha në klasat e mëvonshme. Në shumë raste, mësimi plotësues dhe mbështetës nuk arrin ta kompensojë mungesën e kompetencave bazë, sepse nxënësi ka vështirësi të ndjekë edhe mësimin e rregullt.

Prandaj, nevojitet një debat profesional ndërmjet mësimdhënësve, prindërve, shkollave, DKA-ve dhe MASHTI-t për të gjetur zgjidhje që garantojnë se çdo nxënës fiton kompetencat themelore para se të avancojë në nivelet e tjera të arsimit.

Qëllimi nuk duhet të jetë vetëm kalimi nga një klasë në tjetrën, por sigurimi i një edukimi cilësor dhe i kompetencave bazë për secilin nxënës.