Nga Ana Llazo: PISA 2025 – a po mësojmë nxënësit të përgjigjen apo të arsyetojnë?



nder titull

- Advertisement5 -

Rezultatet e PISA 2025 janë një pasqyrë që na bën të shohim më thellë se çfarë po arrin të pasqyrojë nxënësi me atë që ka mësuar.

- paragrafi 1 -

Rezultatet tregojnë se nxënësit shqiptarë ende kanë vështirësi sidomos kur duhet të analizojnë informacionin, të arsyetojnë dhe të zgjidhin situata reale.

- Advertisement - M1

A po e përgatisim nxënësin të japë thjesht përgjigjen e saktë, apo ta argumentojë përgjigjen?

Shkolla nuk është i vetmi vend ku nxënësi mëson dhe riprodhon informacion. Në një botë që përparon çdo ditë arsimi duhet të fokusohet më shumë te mendim kritik, krijues dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe të nxënë gjatë gjithë jetës.

Çfarë duhet të ndryshojmë?

- Advertisement - m2

Të vendosim leximin dhe të kuptuarit në qendër të çdo lënde. Një nxënës që kupton një tekst, është më i aftë të kuptojë edhe matematikën, shkencën dhe botën përreth tij.

Të lidhim dijen me jetën reale. Më pak ushtrime mekanike dhe më shumë situata problemore, projekte dhe detyra që kërkojnë arsyetim dhe argumentim.

Të investojmë te mësuesi. Zhvillimi profesional duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i lidhur me nevojat reale të klasës.

Të përdorim teknologjinë dhe inteligjencën artificiale me zgjuarsi. Qëllimi nuk duhet të jetë të marrim përgjigje te gatshme por të mësojmë të bëjmë pyetjet e duhura, të verifikojmë informacionin dhe të mendojmë në mënyrë kritike.

Të mos lëmë asnjë nxënës pas. Mbështetja e hershme për nxënësit që kanë vështirësi dhe sfidimi i nxënësve me rezultate të larta duhet të jenë pjesë e së njëjtës politikë arsimore.

PISA 2025 duhet të kthehet në një reflektim për të ndryshuar atë që nuk funksionon.

Sepse suksesi i arsimit nuk matet vetëm me atë se sa informacion mban mend një nxënës, por me atë se sa mirë di të mendojë, të arsyetojë, të zgjidhë dhe të krijojë.

Më pak memorizim dhe me shumë mendim krijues. /AlbanianEducation/