Prona e shkollës “Dituria” në Dardani të Ferizajt është dëmtuar gjatë dy ditëve të fundit nga persona të panjohur, ka njoftuar drejtoria e kësaj shkolle.
Sipas njoftimit të shkollës, janë dëmtuar dyert e tualeteve, janë dëmtuar drunjtë në hapësirat e shkollës, ndërsa në muret e objektit janë bërë edhe shkrime.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, e cila, sipas drejtimit të shkollës, tashmë është duke e hetuar ngjarjen.
Drejtoria e SHFMU “Dituria” u ka bërë thirrje prindërve që të kenë kujdes dhe t’i këshillojnë fëmijët e tyre që të mos kryejnë veprime të ndaluara në oborrin dhe hapësirat e shkollës.
“Shkolla është e të gjithëve dhe duhet të kujdesemi të gjithë për të”, thuhet në mesazhin e drejtorisë, e cila ka shprehur indinjatën për dëmtimin e pronës shkollore.
Rasti mbetet në procedurë hetimore nga Policia e Kosovës.