Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollën “Luciano Motroni” është mbajtur Mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku janë diskutuar çështje me rëndësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Sipas njoftimit të shkollës, mbledhja u zhvillua në frymë bashkëpunimi dhe profesionalizmi, ndërsa në rend dite ishin përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndarja e orëve mësimore, planifikimi i mbledhjeve të aktiveve profesionale, si dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e shkollës.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet mësimdhënësve dhe angazhimit profesional për krijimin e kushteve sa më të mira për procesin mësimor.
Shkolla theksoi se synimi është përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së arsimit dhe arritja e rezultateve sa më të larta nga nxënësit.
Mbledhja u mbajt më 26 gusht 2026, ndërsa drejtori i SHMLM “Luciano Motroni” është Mehdi Krasniqi.