Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren është zhvilluar një mbledhje me mësimdhënësit e Nivelit I, përkatësisht të klasave 0–V.
Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor, si dhe për orarin dhe organizimin e punës.
Po ashtu, vëmendje iu kushtua detyrave dhe përgjegjësive të mësimdhënësve në fillim të vitit shkollor, si dhe krijimit të kushteve sa më të përshtatshme për pritjen e nxënësve dhe zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
Sipas njoftimit të shkollës, gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e bashkëpunimit, koordinimit dhe përgjegjësisë së përbashkët të stafit, me synim që viti i ri shkollor të nisë në mënyrë të organizuar dhe të suksesshme.
Shkolla “Mustafa Bakiu” synon që përmes koordinimit të stafit dhe përgatitjeve me kohë të krijojë një fillim sa më të mirë për nxënësit në vitin shkollor 2026/2027.