Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës ka njoftuar me dhimbje ndarjen nga jeta të Prof. As.Dr. Aida Kuranit, pedagoge në Fakultetin e Edukimit dhe pjesë e Departamentit të Gjuhës Shqipe.
Kurani ishte gjithashtu njëra prej themelueseve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe për vite me radhë kontribuoi në jetën akademike të institucionit.
Në njoftimin e publikuar, UAMD ka vlerësuar kontributin dhe përkushtimin e saj në edukimin e studentëve, si dhe marrëdhëniet me kolegët dhe komunitetin akademik. Universiteti thekson se gjurma e saj do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje.
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet këtë të diel, më 30 gusht 2026, në orën 15:00, nga shtëpia e pritjes “Alba”, në rrugën e Dibrës në Tiranë, drejt Tufinës.
Njoftimi i plotë:
Ky mëngjes i së dielës nis i trishtë për Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Me dhimbje të thellë, i japim lamtumirën Prof. As.Dr. Aida Kuranit, pedagoge e Fakultetit të Edukimit, pranë Departamentit të Gjuhës Shqipe, si edhe një prej themelueseve të UAMD-së, pjesë e çmuar e familjes sonë akademike. Kontributi, përkushtimi dhe gjurma që ajo la te studentët, kolegët dhe në jetën akademike të Universitetit do të kujtohen gjithmonë me respekt dhe mirënjohje.
Përcjellja në banesën e fundit bëhet këtë të diel, më 30 Gusht 2026, ora 15:00, nga shtëpia e pritjes Alba, në Rr. e Dibrës, Tiranë, drejt Tufinës.
Vizitat do të zhvillohen ditën e martë dhe të mërkurë, më 01 dhe 02 Shtator, në oraret 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njihnin.
U prehtë në paqe