Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka njoftuar se ka ndërruar jetë nxënësi Omer Purova.
Njoftimi i shkollës:
Me pikëllim në zemër po e bejmë këtë postim për lajmin e hidhur të vdekjes së papritur tragjike të nxënësitë tonë : Omer Purova, i cili nga një moment tragjik ndërroi jete natën e datës 27.08.2026.
Omeri në Qershor të këtij viti mbaroi klasën e IX-të. Ai kishte ëndërra, aspirata për jetën e tij si çdo fëmijë. Pas përfundimit të shkollimit fillor ai do të vazhdonte në shkollën e mesme, Mirëpo, fatkeqësisht ëndërrat e tij u shuan dhe mbeten në gjysmë, pas këtij momenti tragjik që e pësoi ai!
Ju shprehim Ngushëllime familjes së tij, bashkëmoshatarëve të tij si dhe shpresojmë që raste të tilla të mos ndodhin më dhe prindëritë të kenë më shumë kontrollë tek fëmijët e tyre, në mënyrë që të mos qëndrojnë në orët e vona…dhe këto raste të mos përsëriten kurrë!
Nga nxënësit, mësimdhënësit dhe drejtoria e shkollës
Psikologeja
Rrita Çollaku
