Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe ka njoftuar se ka ndërruar jetë mësuesi Xhelil Dina nga fshati Celinë.
Njoftimi i shkollës “Bajram Curri” në Krushë të Madhe:
NJOFTIM MORTOR
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësues Xhelilit nga fshati Celinë, një emër i dashur dhe i respektuar në mesin e mësuesve, nxënësve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin.
Mësues Xhelili një pjesë të veprimtarisë së tij profesionale e kaloi edhe në SHFMU „Bajram Curri“, ku me përkushtim, urtësi dhe dashuri për arsimin edukoi dhe mësoi breza të tërë nxënësish.
Ai do të kujtohet gjithmonë për kulturën e lartë, modestinë, urtësinë, kolegialitetin dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj profesionit të mësuesit.
Drejtoria dhe kolektivi i SHFMU „Bajram Curri“ u shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin!
U prehsh në paqe, mësues Xhelili!
Drejtoria e shkollës “Bajram Curri” me kolektiv
Krushë e Madhe
