Ka ndërruar jetë Suzana Gërmizaj, mësimdhënëse e gjuhës angleze në shkollën “Nazim Buduri”, në Hoçë të Prizrenit, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj.
Postimi i saj:
Telegram ngushëllimi!
Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të mësimdhënëses së gjuhës angleze në SHFMU ” Nazim Buduri” në Hoçë të qytetit, znj.Suzana Gërmizaj.
Angazhimi me dekada në arsim dhe puna e saj me profesionalizëm e përkushtim ishte frymëzim për shumë gjenerata. Znj. Suzana ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jeton gjatë në kujtesën tonë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gërmizaj, bashkëpunëtorëve të afërt, kolektivit dhe gjithë nxënësve nëpër gjenerata.
Me nderime,
Luljeta Veselaj-Gutaj
Drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit- Prizren