Ndërron jetë arsimtarja Afrodita Sefaj



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla  “Hil Mosi” në Jabllanicë të Vogël ka njoftuar për ndarjen nga jeta të arsimtares së historisë, Afrodita Sefaj.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur vetë shkolla përmes një njoftimi, duke shprehur dhimbjen për humbjen e koleges së saj.

- Advertisement - M1

Në njoftim, shkolla ka përcjellë ngushëllime për familjen e të ndjerës, kolegët, nxënësit dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe vlerësuar atë.

“U prehtë në paqe kolegia jonë e respektuar!”, thuhet në njoftimin e ShFMU “Hil Mosi”.

Vdekja e arsimtares Afrodita Azem Sefaj ka prekur komunitetin shkollor, ndërsa kolegët e saj e kanë kujtuar me respekt dhe dhimbje.

- Advertisement - m2