Shkolla “Mileniumi i Tretë”, ka njoftuar se është ndarë nga jeta ish-mësimdhënësit të Shkollës “Mileniumi i Tretë”, Profesorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Petrit Kallaba.
Shkolla thotë se Petriti do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij në edukimin e shumë gjeneratave të nxënësve, si dhe për bashkëpunimin e sinqertë me kolegët.
Njofitmi:
Njoftim Mortor
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-mësimdhënësit të Shkollës “Mileniumi i Tretë”, Profesorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Petrit Kallaba.
Petriti do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij në edukimin e shumë gjeneratave të nxënësve, si dhe për bashkëpunimin e sinqertë me kolegët.
Në këto çaste të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kallaba, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.
Pusho i qetë Profesor Petrit!
Shkolla “Mileniumi i Tretë”