Ndahet nga jeta mësimdhënësi Fadil Krasniqi nga Prishtina



nder titull

- Advertisement5 -

Është ndarë nga jeta mësimdhënësi i hotelerisë, Fadil Krasniqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “7 Shtatori” Prishtinë Tregti-Hoteleri-Turizem.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të hotelerisë, Fadil Krasniqi.

Me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme te shumë breza nxënësish dhe kolegësh.

Si mësimdhënës i hotelerisë (me specializim në Pastiçeri), ai nuk përcolli vetëm dije e përvojë profesionale, por edhe vlera njerëzore.
Breza nxënësish do ta kujtojnë me respekt, ndërsa kolegët do ta ndiejnë mungesën e tij.

- Advertisement - m2

Njerëzit e mirë si Fadili nuk largohen kurrë plotësisht. Ata mbeten në kujtimet tona, në fjalët që kemi shkëmbyer me ta dhe në gjurmët që kanë lënë pas.

Në këto çaste të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehtë në paqen e përjetshme!