Shkolla “Hasan Prishtina” në Milloshevë ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-nxënëses së kësaj shkolle, Yllza Abaz Klinaku.
Përmes një njoftimi, shkolla ka bërë të ditur se Yllza do të kujtohet me respekt dhe dashuri nga mësimdhënësit dhe komuniteti shkollor, duke e përshkruar atë si një nxënëse të dalluar në mësime dhe në sjellje.
“Yllza do të kujtohet gjithmonë me respekt e dashuri nga mësimdhënësit dhe e gjithë shkolla jonë, si një nxënëse e dalluar në mësime dhe në sjellje, e edukuar, e dashur dhe shembull për të tjerët”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Në emër të stafit mësimdhënës dhe komunitetit të SHFMU “Hasan Prishtina”, shkolla i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Klinaku, të afërmve dhe miqve të të ndjerës.
“Jemi pranë familjes në këto çaste të rënda dhimbjeje dhe e ndajmë me ta dhimbjen për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme”, thuhet më tej në njoftim.
Në fund, shkolla ka përcjellë lutjet që familja të gjejë forcë dhe qëndresë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
U prehtë në paqe!