Ndahen 120 bursa për studentët shtimjanë për vitin akademik 2025/2026



nder titull

- Advertisement5 -

Në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Shtime, u mbajt ceremonia e ndarjes së kontratave të bursave për 120 studentë shtimjanë, përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2025/2026, të cilët vijojnë studimet në universitete të ndryshme.

- paragrafi 1 -

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, e cilësoi ndarjen e bursave si një nga ditët më të veçanta dhe më të bukura të punës së tij si kryetar, pasi investimi në arsim dhe në rininë është investimi më i sigurt për të ardhmen e komunës.

- Advertisement - M1

“Për të tretin vit radhazi, po ndajmë pesëfish më shumë bursa për studentët e Shtimes. Kur morëm mandatin e qeverisjes ndaheshin vetëm 24 bursa, ndërsa sot janë plot 120. Kjo është dëshmi e qartë se kur ka vullnet, angazhim dhe përkushtim, premtimet shndërrohen në vepra konkrete. Do të vazhdojmë ta mbështesim rininë tonë, sepse suksesi i studentëve tanë është suksesi i Shtimes dhe garancia për një të ardhme më të mirë”, tha kryetari Aliu.

Ndërsa, shefi i Sektorit të Arsimit në Komunën e Shtimes, Lulzim Sahiti, tha se të gjithë studentët janë meritorë dhe se interesimi i madh për këtë program dëshmon potencialin dhe përkushtimin e të rinjve shtimjanë ndaj dijes.

Ai uroi që këto bursa t’u shërbejnë si mbështetje dhe motivim për të arritur rezultate edhe më të larta në studimet e tyre.

- Advertisement - m2

Nga ana tjetër, studentët përfitues shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Komunës së Shtimes, duke vlerësuar se kjo bursë është një motivim i shtuar për të vazhduar me përkushtim rrugëtimin e tyre akademik.

Ky program i bursave është pjesë e zotimit të Kryetarit Dr. Qemajl Aliu për fuqizimin e arsimit dhe mbështetjen e vazhdueshme të rinisë shtimjane.