“Na morët në qafë”, qytetarët revoltohen nga apeli i Ministrisë së Arsimit që të mos nxitohen për blerjen e librave



nder titull

- Advertisement5 -

Vetëm 10 ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, prindërit në Kosovë përballen me pasiguri rreth blerjes së teksteve mësimore. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se procesi i negocimit të çmimeve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar dhe, për këtë arsye, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e librave.

- paragrafi 1 -

MASHT ka bërë të ditur se katalogu përfundimtar i teksteve mësimore dhe çmimet përkatëse ende nuk janë publikuar.

- Advertisement - M1

Sipas Ministrisë, ato do të bëhen publike pas përfundimit të negociatave me shtëpitë botuese, ndërsa prindërve u është kërkuar që të presin njoftimin zyrtar.

Njoftimi, megjithatë, ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët dhe prindërit në faqen zyrtare të Ministrisë në Facebook.

Shumë prej tyre kanë shprehur shqetësimin se njoftimi është bërë shumë vonë, ndërsa një pjesë kanë deklaruar se librat tashmë i kanë blerë për fëmijët e tyre, shkruan Insajderi, transmeton Periskopi.

- Advertisement - m2

Në mbi 120 komente, qytetarët kanë kritikuar Ministrinë për vonesën dhe për pasigurinë që, sipas tyre, është krijuar vetëm pak ditë para fillimit të mësimit.

“Mos jeni pak heret me kete komunikate, dy muaj e gjysme pushim nuk jeni ne gjendje me u pergatit me heret per vitin e ri shkollor. Ne librat i kemi ble edhe pergjegjesine e bartni ju per ndryshime eventuale. Kaloni bukur, pushoni edhe pak se keni kohe boll, pas 1 shtatorit beheni gati!”, ka komentuar një qytetare.

“Tmerr po pse nuk i dergoni librat neper shkolla po i malltretoni njerëzit”, ka shkruar një tjetër.

Një prind tjetër ka ngritur pyetje për përgjegjësinë e Ministrisë për mosnjoftimin në kohë.

“Çfarë përgjegjësie mbani ju si Ministri për mosnjoftimin në kohë të prindërve dhe kujdestarëve ligjorë se tekstet mësimore nuk duhet të bliheshin, për shkak se procesi i negocimit me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar? A nuk është dashur që një njoftim i tillë të bëhej shumë më herët, atëherë kur Ministria kishte bërë njoftimin për hapjen e aplikimit për subvencionimin e teksteve mësimore?

Në ndërkohë, libraritë kanë filluar tashmë shitjen e librave dhe një numër i madh i prindërve, duke mos pasur një njoftim zyrtar që t’i paralajmëronte, i kanë blerë tekstet mësimore për fëmijët e tyre.”

Në mesin e komenteve ka pasur edhe reagime të shkurtra e të drejtpërdrejta, si: “Ministria e Dështuar e Arsimit”

“Po pra mos u ngutni sepse skan pas kohe me u pregadit. Tanaj tri ditet e fundit me dal prinderit meu mbledh para librarive me rradhe te gjata Kete e doni ju sepse keshtu doni ta shifni popullin tu hjek. Turp ju qoft pushtetar te felliqur”, është shprehur i revoltuar një tjetër.

“Tmerrr njerz te poshter na keni veshtersu me kto libra plus tash printi se skeni pas kohe qe dy muj ju marroft Zoti tani neve presion shkolla spo na i lajn pa libra tmerrr tmerrrr tmerrrr ministri e dobt ju vraft i lumi Zot qe na murret n qaf”, shkroi një prind.

11 1

222 1