Mungesat e nxënësve shqetësim i evidentuar nga PISA: Mbi gjysma munguan në shkollë



nder titull

- Advertisement5 -

Rezultatet e PISA 2025 sjellin pak ndryshime në performancën e nxënësve të Kosovës krahasuar me vitin 2022, por njëkohësisht nxjerrin në pah sfida të vazhdueshme në sistemin arsimor.

- paragrafi 1 -

Nxënësit kosovarë kanë shënuar 357 pikë në shkencë, 340 në lexim dhe 350 në matematikë, ndërsa në të gjitha këto fusha rezultatet mbeten dukshëm nën mesataren e vendeve të OECD-së. Krahas rezultateve akademike, një vëmendje e veçantë në raport i kushtohet edhe vijueshmërisë së nxënësve në shkollë.

- Advertisement - M1

Sipas të dhënave të PISA-s 2025, rreth 54 për qind e nxënësve në Kosovë kanë raportuar se kanë munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit. Ndërkaq, 56 për qind kanë deklaruar se kanë munguar të paktën në një orë mësimore gjatë së njëjtës periudhë.

Këto shifra tregojnë se mungesat janë një dukuri e përhapur te nxënësit dhe përbëjnë një nga çështjet që kërkon vëmendje në përmirësimin e rezultateve të arsimit.

Raporti thekson nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë, në mënyrë që mungesat e shpeshta të identifikohen në kohë dhe të merren masa për parandalimin e tyre.

- Advertisement - m2

“Vëmendje kërkon edhe frekuentimi i shkollës. Rreth 54% e nxënësve raportuan se kishin munguar të paktën një ditë gjatë dy javëve para testit, ndërsa 56% kishin munguar të paktën në një orë mësimore. Këto të dhëna tregojnë nevojën për mekanizma më të mirë të monitorimit të vijueshmërisë dhe bashkëpunim më të strukturuar ndërmjet shkollës, prindërve dhe nxënësve”, thuhet në raportin e PISA-s.