Mitrovicës i shtohet edhe një stomatolog, diplomon Drin Haxhiu



nder titull

- Advertisement5 -

Mitrovica është bërë edhe me një profesionist të ri në fushën e stomatologjisë. Drin Haxhiu nga Vaganica ka bërë të ditur se ka mbrojtur me sukses temën e diplomës, duke fituar titullin Doktor i Stomatologjisë.

- paragrafi 1 -

Përmes një postimi, ai e cilësoi këtë si përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të jetës akademike dhe realizimin e një ëndrre për të cilën ka punuar me përkushtim për shumë vite.

- Advertisement - M1

Drin Haxhiu shprehu mirënjohje për mentorin e tij, Prof. Ass. Dr. Genc Rukiqi, si dhe për anëtarët e komisionit, Prof. Asoc. Dr. Venera Bimbashi dhe Prof. Asoc. Dr. Jeta Kelmendi, për mbështetjen dhe profesionalizmin gjatë këtij rrugëtimi.

Një falënderim të veçantë ai ia kushtoi familjes së tij, veçanërisht nënës dhe vëllezërve, të cilët, sipas tij, kanë qenë mbështetja më e madhe në çdo hap.

Emocional ishte edhe dedikimi për babanë e tij, doktorin e njohur mitrovicas, Driton Haxhiu, të cilin e falënderoi jo vetëm për mësimet profesionale, por edhe për vlerat e ndershmërisë, përkushtimit, respektit dhe humanizmit ndaj pacientëve.

- Advertisement - m2

“Sot jam krenar që ndjek të njëjtën rrugë si ti dhe që ndaj të njëjtin profesion. Premtoj se do ta mbaj me nder këtë trashëgimi dhe t’i ruaj gjithmonë vlerat që më ke mësuar”, ka shkruar ai mes tjerash në postimin e tij.