Ministrja e Arsimit me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit



nder titull

- Advertisement5 -

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi ka ndarë një informacion të rëndësishëm për mësuesit dhe drejtuesit e arsimit parauniversitar, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ajo ka njoftuar se Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar paketën e re të moduleve kurrikulare në kuadër të zbatimit të kurrikulës së përditësuar!

- Advertisement - M1

Kjo paketë është një udhërrëfyes dhe mbështetje konkrete për planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës në bazë shkolle, duke synuar zhvillimin e kompetencave kyçe të nxënësve tanë.

Postimi i ministres Kumbaro:

Javë të mbarë 🌞 me një INFORMACION TË RËNDËSISHËM PËR MËSUESIT DHE DREJTUESIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar ka publikuar paketën e re të moduleve kurrikulare në kuadër të zbatimit të kurrikulës së përditësuar!
Kjo paketë është një udhërrëfyes dhe mbështetje konkrete për planifikimin dhe zhvillimin e kurrikulës në bazë shkolle, duke synuar zhvillimin e kompetencave kyçe të nxënësve tanë.
📌 Për cilat klasa janë hartuar modulet?
Klasa 1 & 6 ➡️ Për kurrikulën në bazë shkolle.
Klasa 10 ➡️ Për kurrikulën në bazë shkolle ose me zgjedhje.
📥 SI T’I AKSESONI MATERIALET?
💻 Hapat për t’i gjetur në faqen e ASCAP:
1️⃣ Klikoni te filtri “Lloji i dokumentit”
2️⃣ Përzgjidhni opsionin “Module kurrikulare”
3️⃣ Përzgjidhni klasën përkatëse (1, 6 ose 10)
Për të lehtësuar zbatimin e këtyre moduleve, specialistët e Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar do të zhvillojnë trajnime të dedikuara me drejtuesit e rrjeteve profesionale, të cilët më pas do të mbështesin mësuesit hap pas hapi në klasat e tyre.