Ministria e Arsimit vjen me një kërkesë për Drejtoritë e Arsimit



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) u ka kërkuar Drejtorive Komunale të Arsimit dhe shkollave fillore dhe të mesme të ulëta që të organizojnë shpërndarjen, plotësimin dhe grumbullimin e deklaratave të prindërve ose kujdestarëve ligjorë për nxënësit e klasave 1-9 që përfitojnë nga subvencionimi i teksteve dhe materialeve shkollore për vitin shkollor 2026-2027.

- paragrafi 1 -

Përmes një qarkoreje të dërguar sot në DKA, MASh ka kërkuar që shkollat t’ua shpërndajnë deklaratat nxënësve përfitues, ndërsa pas plotësimit dhe nënshkrimit nga prindërit ose kujdestarët ligjorë, ato të grumbullohen dhe evidentohen nga shkollat.

- Advertisement - M1

Në deklaratë, prindi ose kujdestari ligjor konfirmon se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore dhe se tekstet janë siguruar dhe nxënësi i ka në dispozicion.

Po ashtu, përmes deklaratës prindi shpreh vetëdijen se përdorimi i mjeteve të subvencionimit dhe sigurimi i teksteve mund të verifikohet nga institucionet kompetente.

Një tjetër zotim i përfshirë në deklaratë lidhet me tekstet shkollore të destinuara për ripërdorim. Prindërit ose kujdestarët ligjorë zotohen se këto tekste do t’ia kthejnë shkollës në përfundim të vitit shkollor dhe në gjendje të përshtatshme për përdorim të mëtejshëm.

- Advertisement - m2

Sipas MASh-it, i gjithë procesi i plotësimit, grumbullimit dhe dorëzimit të deklaratave duhet të përfundojë deri më 1 tetor 2026.

Ministria ka falënderuar Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat dhe prindërit e kujdestarët ligjorë për bashkëpunimin në zbatimin me kohë të këtij procesi.