Ministria e Arsimit nis monitorimin e librarive për zbatimin e katalogut të çmimeve të teksteve shkollore



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka nisur monitorimin në terren të zbatimit të katalogut zyrtar të teksteve shkollore dhe çmimeve të përcaktuara për to.

- paragrafi 1 -

MASh ka bërë të ditur se katalogu zyrtar, së bashku me çmimet e miratuara, u është përcjellë në formë fizike të gjitha librarive në vend.

- Advertisement - M1

Sipas ministrisë, nga monitorimi i deritanishëm rezulton se pjesa dërrmuese e librarive kanë bërë përgatitjet dhe harmonizimet e nevojshme të çmimeve me vlerat e përcaktuara në katalog.

Megjithatë, MASh ka njoftuar se në një numër të vogël rastesh përgatitjet kanë zgjatur më shumë, duke bërë që disa librari të jenë përkohësisht të mbyllura për shërbim. Sipas ministrisë, këto librari tashmë kanë rifilluar shitjen ose pritet të rifillojnë shumë shpejt.

Ministria ka paralajmëruar se do të vazhdojë monitorimin e situatës në terren, me qëllim që të sigurohet zbatimi i katalogut dhe që nxënësit të kenë qasje në tekstet shkollore me çmimet e përcaktuara zyrtarisht.

- Advertisement - m2

Për raportimin e rasteve të mundshme të mospërputhjes së çmimeve, MASh ka vënë në dispozicion edhe dy numra kontaktues për prindërit dhe qytetarët: +383 (0) 38 200 65 144 dhe +383 (0) 38 200 65 005.

Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të raportojnë çdo rast kur çmimi i shitjes së një teksti shkollor nuk përputhet me çmimin e përcaktuar në katalogun zyrtar.

Sipas MASh-it, rastet e raportuara nga prindërit po evidentohen dhe trajtohen individualisht, ndërsa Inspektorati i Arsimit dhe Inspektorati i Tregut janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm për adresimin e parregullsive të mundshme.

MASh ka vlerësuar bashkëpunimin e prindërve gjatë këtij procesi, duke theksuar se synimi është që furnizimi me tekste shkollore të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe transparente, në interes të nxënësve dhe familjeve.