Ministria e Arsimit ka një thirrje për mësimdhënësit



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se më 15 shtator 2026 do të mbahet takimi fillestar i nismës “SELFIE for Teachers” në Kosovë, një studim i fokusuar në vlerësimin e kompetencës digjitale të mësimdhënësve në vend.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të ministrisë, aktiviteti do të zhvillohet nga ora 11:30 deri në 13:00 dhe u dedikohet mësimdhënësve, institucioneve arsimore dhe opinionit publik.

- Advertisement - M1

Takimi do të mund të ndiqet edhe drejtpërdrejt përmes YouTube, duke u mundësuar të interesuarve të përcjellin prezantimin dhe diskutimet rreth kësaj nisme.

Studimi “SELFIE for Teachers” synon të ofrojë një pasqyrë më të qartë mbi nivelin e kompetencave digjitale të mësimdhënësve dhe nevojat për zhvillimin e tyre profesional në fushën e teknologjisë në arsim.