Mësuesja Vjollca Delijaj Hasani: Le të jetë shkolla streha ku çdo fëmijë ndihet i barabartë



nder titull

- Advertisement5 -

I/e dashur mësues/e,

- paragrafi 1 -

Tani që po nis një vit i ri shkollor, gjëja e parë që duhet të kesh me vete është zemra e mbushur me dashuri. Prindërit që na besojnë fëmijët e tyre janë thesari më i madh, ndaj kujdesu për ta me gjithë shpirt. Zemrat e fëmijëve janë të çiltra dhe të pastra; ofroju dashuri që të fitosh dashuri, respektoji njëjtë që të të respektojnë dhe trajtoji të gjithë barabartë, pa bërë kurrë dallime.

- Advertisement - M1

E dimë se rol të veçantë ka edhe prindi në edukimin e fëmijës, por po ata fëmijë që kanë fatin e hidhur të mos i kenë prindërit pranë, apo që vijnë nga plagët e heshtura të jetës? A thua t’ua kthejmë shpinën? Përkundrazi! Pikërisht për ta, shkolla dhe banka jonë duhet të jenë streha më e sigurt, vendi ku ndihen të përqafuar, të mbrojtur dhe të barabartë me të tjerët. Për ta, ne nuk jemi thjesht mësues, por shpesh mburoja dhe ngrohtësia që u mungon jashtë dyerve të shkollës.

Le të jemi ai shembull i gjallë që secili fëmijë do ta ketë me vete gjithë jetën. Fjalët zbehen, por ndjesia e të qenit i vlerësuar mbetet përgjithmonë. Le të jemi modeli i mirë i njerëzillëkut, që edhe ata të rriten duke u bërë njerëz të mirë, me shpirt të madh e integritet.

Të qenit mësues nuk është thjesht një profesion, por një mision hyjnor për të lënë gjurmë të pashlyeshme në shpirtrat e vegjël që na besohen. Le të jetë ky vit një udhëtim i bukur durimi, mirëkuptimi dhe suksesi, ku asnjë fëmijë nuk mbetet kurrë në hije!

- Advertisement - m2

Kjo lidhje e shenjtë dhe e pashlyeshme ndër breza ka prekur thellë edhe shkrimtarët tanë të mëdhenj, të cilët i kanë thurur vargje mirënjohjeje figurës së mësuesit. Si atëherë, ashtu edhe sot, pesha e këtij misioni ruhet në çdo zemër që di të duajë:

Pat ikur mësuesi im në Turqi,

Unë Abetaren e lava me lot,

Parasysh më rrinte fytyra e tij,

E nuk mund ta harroj as sot.
(Rexhep Hoxha)

Këto vargje të pavdekshme na kujtojnë se mësuesi i vërtetë nuk largohet kurrë nga shpirti i nxënësit. Abetarja e larë me lot mbetet dëshmia se gjurma që lëmë te fëmijët është trashëgimia jonë më e bukur për jetë.

Më shumë dashuri për secilin fëmijë!