Mësuesja Vjollca Delijaj-Hasani dhe nxënësit e klasës IV/1 vlerësohen me çmim evropian



nder titull

- Advertisement5 -

Mësuesja e shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë dhe njëherësh Ambasadore e eTwinning Kosova, Vjollca Delijaj-Hasani, së bashku me nxënësit e klasës IV/1, kanë shënuar një tjetër sukses në kuadër të bashkëpunimit arsimor evropian.

- paragrafi 1 -

Sipas njoftimit të shkollës, mësuesja dhe nxënësit kanë realizuar projektin “Nga lexues, në qytetarë aktivë – Aftësi jetësore”, i cili është vlerësuar me Certifikatën Kombëtare të Cilësisë (eTwinning Quality Label).

- Advertisement - M1

Projekti është fokusuar në zhvillimin e aftësive jetësore dhe qytetarisë aktive përmes strategjive të leximit aktiv, punës në grupe dhe përdorimit të një libri digjital me udhëzime për qytetari aktive.

Shkolla bën të ditur se projekti është vlerësuar për cilësinë pedagogjike, përdorimin e teknologjisë digjitale dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të tij në platformën evropiane eTwinning, pjesë e European School Education Platform.

Përveç mësueses Vjollca Delijaj-Hasani, me certifikatë të veçantë, Pupil Quality Label, janë vlerësuar individualisht edhe nxënësit e klasës IV/1.

- Advertisement - m2

Shkolla “Pjetër Bogdani” e ka cilësuar këtë arritje si një tjetër dëshmi të punës dhe angazhimit të nxënësve dhe mësueses në projekte arsimore me dimension ndërkombëtar.