Shkolla “Migjeni” në Stanoc të Epërm ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për Rina Hyseni Jasharin, me rastin e përfundimit të angazhimit të saj në këtë shkollë.
Përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, shkolla ka vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.
Sipas shkollës, gjatë periudhës së angazhimit në SHFMU “Migjeni”, Jashari ka qenë pjesë e rëndësishme e stafit, duke kontribuar me përgjegjësi, përkushtim dhe dashamirësi në jetën e shkollës.
“Edhe pse rrugët tona profesionale ndahen, mirënjohja dhe respekti ynë për punën tuaj do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së shkollës ‘Migjeni’”, thuhet në mesazhin e falënderimit.
Në fund, shkolla i ka uruar Jasharit suksese, mbarësi dhe arritje të reja në angazhimin e saj të ardhshëm profesional.
Mesazhi është nënshkruar nga drejtoresha e SHFMU “Migjeni”, Ardita Shala-Bekteshi.