Mësuesja Miradie Shamolli Leku: Pushimet verore – një mundësi për të mësuar ndryshe



nder titull

- Advertisement5 -

Përfundimi i vitit shkollor shënon fillimin e një periudhe të shumëpritur për çdo nxënës.

- paragrafi 1 -

Pushimet verore nuk janë vetëm kohë për pushim dhe argëtim, por edhe një mundësi e shkëlqyer për zhvillim personal, forcim të shprehive pozitive dhe pasurim të njohurive në mënyrë më të lirshme dhe kreative ku nga ky pushim i gjatë mund të ndajnë kohë herë pas here për të ushtruar dhe përforcuar njohuritë e fituara gjatë vitit shkollor.

- Advertisement - M1

Një reflektim i tillë motivon dhe krijon një bazë të mirë për një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor.

Prandaj arsimi nuk ndodh vetëm brenda mureve të shkollës. Çdo përvojë, çdo libër i lexuar, çdo udhëtim, bisedë apo aktivitet i ri është një mundësi për të mësuar. Sipas Malcolm: “Edukimi është pasaporta drejt së ardhmes, sepse e ardhmja u përket atyre që përgatiten për të sot.”

Gjatë pushimeve verore, nxënësit mund të:

- Advertisement - m2

📚 Lexojnë libra, përralla, revista apo enciklopedi sipas interesave të tyre.

✍️ Mbajnë një ditar veror ku të shkruajnë kujtime, mendime, përjetime dhe reflektime.

🌿 Kalojnë më shumë kohë në natyrë, duke vëzhguar botën përreth dhe duke mësuar prej saj.

🎨 Zhvillojnë talentet në art, muzikë, sport, fotografi, punime dore apo aktivitete të tjera krijuese.

🧩 Luajnë lojëra edukative që zhvillojnë logjikën, kujtesën dhe mendimin kritik.

🤝 Angazhohen në aktivitete familjare dhe shoqërore që kultivojnë përgjegjësinë, bashkëpunimin dhe empatinë.

💡 Mësojnë aftësi të reja, si gatimi, kujdesi për bimët, përdorimi i teknologjisë në mënyrë të dobishme apo gjuhë të huaja.

Pushimet janë gjithashtu koha ideale për të vendosur qëllime të reja. Çdo nxënës mund t’i bëjë vetes pyetjen: Çfarë dua të mësoj këtë verë që do të më bëjë më të mirë nesër? Cilat aktivitete më pëlqejnë më shumë?

Një tjetër thënie motivuese na kujton se: “Suksesi nuk vjen nga ajo që bëjmë herë pas here, por nga ajo që bëjmë vazhdimisht.” Prandaj, edhe disa minuta lexim, ushtrime apo aktivitete të dobishme çdo ditë mund të sjellin rezultate të mëdha në të ardhmen.

Pushimet verore duhet të jenë një ekuilibër i bukur ndërmjet pushimit, lojës, familjes, miqësisë dhe mësimit. Le t’i shfrytëzojmë ato për të krijuar kujtime të bukura, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për t’u kthyer në vitin e ri shkollor më të motivuar, më të pjekur dhe më të pasur me përvoja.

Ju urojmë një verë të mbushur me gëzim, aventura, buzëqeshje, lexime të bukura dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën tuaj!

727321454 2219460072175865 5881237424784854272 n