Mësuesja Lumnije Bunjaku me mesazh për nxënësit: Do të ecim përpara së bashku



nder titull

- Advertisement5 -

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, mësuesja Lumnije Bunjaku nga shkollës “Thimi Mitko” në Gjilan u ka përcjellë një mesazh nxënësve, duke i inkurajuar që vitin e ri ta nisin me besim, vullnet dhe gatishmëri për të mësuar.

- paragrafi 1 -

Në mesazhin e saj dërguar për AlbanianEducation.net mësuesja Lumnije ka theksuar se nxënësit nuk do të jenë vetëm gjatë rrugëtimit të tyre shkollor, duke u premtuar mbështetje dhe udhëzim në përballjen me sfidat dhe në realizimin e synimeve të tyre.

- Advertisement - M1

Ajo i ka inkurajuar nxënësit të besojnë në potencialin e tyre dhe të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmë sa herë që kanë nevojë.

“Së bashku, do të përballemi me sfidat, do të mësojmë gjëra të reja dhe do të rritemi si individë”, ka shkruar mësuesja Bunjaku.

790846797 1092645196531231 3036085384994086613 n

- Advertisement - m2

792089216 1285531134646081 4823926458336623186 n

Mësuesja gjithashtu ka vënë theksin te rëndësia e respektit, mbështetjes dhe kujdesit të ndërsjellë mes nxënësve, duke i cilësuar ata si e ardhmja e vendit.

“Ju jeni e ardhmja e këtij vendi dhe unë besoj fort se tek ju qëndron fuqia. Kam besim se do të bëni gjëra të mëdha dhe do të ndërtoni një të ardhme të ndritur për të gjithë”, thuhet në mesazhin e saj.

Në fund, Bunjaku ka shprehur besimin se viti i ri shkollor do të jetë i mbushur me mundësi, arritje dhe hapa të rinj drejt realizimit të ëndrrave të nxënësve.