Mësuesja fitoi 134 milionë euro në lotari, vendosi t’ia ndajë më shumë se gjysmën të tjerëve



nder titull

- Advertisement5 -

Frances Connolly nga Anglia fitoi rreth 134 milionë euro në lotari së bashku me bashkëshortin e saj, Paddy, në vitin 2019. Por, në vend që pasurinë ta shpenzonte për luks, ajo vendosi të dhuronte më shumë se gjysmën e saj.

- paragrafi 1 -

Punonjësja sociale dhe mësuesja u dha shuma të mëdha parash familjarëve dhe miqve, ndërsa më pas themeloi një fondacion për të ndihmuar komunitetin ku jeton.

- Advertisement - M1

Fondacioni i saj ka financuar projekte për të moshuarit dhe personat e vetmuar, ka blerë karvanë për të rinjtë që kujdesen për familjarët e tyre, ka shpërndarë pako ushqimore dhe ka vendosur defibrilatorë në klube sportive.

SEI 244389448 dc24

Connolly tha se Dolly Parton ishte frymëzim për punën e saj bamirëse.

- Advertisement - m2

“Përderisa fëmijët janë të sistemuar dhe kanë mjaftueshëm për të jetuar mirë, nuk e shihja kuptimin ta mbaja gjithë atë pasuri”, ka thënë ajo./Klankosova.tv