Mësuesit e shqipes në diasporë mblidhen në Brezovicë



nder titull

- Advertisement5 -

Në Brezovicë është mbajtur Seminari XIX Mbarëkombëtar i Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare, një nga ngjarjet më të rëndësishme kushtuar arsimit shqip në diasporë, ku për katër ditë u mblodhën mësues të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, e cila vlerësoi seminarin si një dëshmi të përkushtimit për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te shqiptarët që jetojnë jashtë trojeve.

- Advertisement - M1

Seminari u zhvillua nën temën “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”, duke ofruar një program të pasur me diskutime profesionale, qasje bashkëkohore në mësimdhënie, aktivitete kulturore dhe mundësi për zhvillimin profesional të mësuesve.

Gjatë aktivitetit u prezantua edhe projekti “Tungjatjeta – një qasje e re dygjuhëshe për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë”, i hartuar nga Mimoza Hysa dhe Aljula Jubani, i cili synon të mbështesë mësimin e shqipes në mjedise dygjuhëshe përmes një modeli të ri didaktik.

Sipas ministres Kumbaro, seminari rikonfirmoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në forcimin e politikave dhe qasjeve që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

- Advertisement - m2

Në përfundim, ajo shprehu mirënjohje për të gjithë mësuesit, pjesëmarrësit dhe kontribuesit, duke theksuar se përkushtimi i tyre është një investim i çmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar të brezave të rinj shqiptarë në mërgatë.

1

2

3