Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi, ka bërë të ditur nisjen e testimit të informatizuar për kandidatët e Portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Sipas njoftimit të ministres, testimi do të zhvillohet nga data 21 korrik deri më 28 gusht në ambientet e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), sipas kalendarit të përcaktuar për secilin profil.
Kandidatët mësues janë udhëzuar të verifikojnë në kalendarin zyrtar të publikuar nga QSHA datën, orën dhe profilin përkatës të testimit.
Procesi është pjesë e procedurave të konkurrimit për punësimin e mësuesve në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar në Shqipëri.
LINKU: https://qsha.gov.al/…/Kalendari-Portal-2026-20-Jul-2026…