Mësimi tërëditor në Prishtinë: Prindërve u kërkohet deklaratë për tërheqjen e fëmijëve nga aktivitetet



nder titull

- Advertisement5 -

Shkolla “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë u ka kërkuar prindërve që, nëse nuk dëshirojnë që fëmijët e tyre të marrin pjesë në aktivitetet jashtëmësimore pas përfundimit të orarit të rregullt, ta konfirmojnë këtë përmes një deklarate me shkrim.

- paragrafi 1 -

Në dokumentin e shpërndarë për prindërit thuhet se deklarata vlen për mospjesëmarrjen në klube, aktivitete rekreative, artistike, sportive apo orë plotësuese që zhvillohen në kuadër të mësimit tërëditor.

- Advertisement - M1

Prindërve u kërkohet të përcaktojnë edhe arsyen e tërheqjes së fëmijës, ndërsa marrin përsipër që ta largojnë atë nga ambientet e shkollës menjëherë pas përfundimit të mësimit të rregullt.

de

Por vetë nevoja për një deklaratë të tillë hap dilema rreth mënyrës se si po funksionon mësimi tërëditor. Nëse një pjesë e prindërve po zgjedhin që fëmijët të mos vazhdojnë aktivitetet pas orarit të rregullt, shtrohet pyetja nëse modeli po arrin qëllimin për të cilin është prezantuar dhe sa tërheqëse e funksionale është oferta e aktiviteteve për nxënësit.

- Advertisement - m2

Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë vetëm për një procedurë administrative të shkollës apo nëse tërheqja e nxënësve është shenjë e problemeve më të gjera në zbatimin e mësimit tërëditor. Numri i prindërve që kanë kërkuar tërheqjen e fëmijëve do të ishte treguesi kryesor për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me raste individuale apo me një problem më serioz të këtij modeli. /Marrë nga Kujdestari.info