Mësimi i notit falas për nxënësit në Prishtinë – drejtori i Arsimit jep njoftimin



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka nisur programin e mësimit të notit për nxënësit e shkollave publike, duke u ofruar fëmijëve mundësinë që gjatë verës të ndjekin trajnimet pa pagesë.

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani, i cili njoftoi se programi është nisur në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit dhe Sport Marketing.

- Advertisement - M1

Programi është i dedikuar për nxënësit e grupmoshës 9 deri në 11 vjeç dhe do të zhvillohet nga 27 korriku deri më 21 gusht në Pishinën e Gërmisë.

Sipas Elshanit, synimi i kësaj nisme është që sa më shumë fëmijë të kenë mundësinë të mësojnë notin, duke e cilësuar atë jo vetëm si një aktivitet sportiv, por edhe si një aftësi jetësore me rëndësi për sigurinë dhe zhvillimin e fëmijëve.

Prindërit dhe nxënësit e interesuar mund të aplikojnë për pjesëmarrje në program përmes platformës së dedikuar të Komunës së Prishtinës.

- Advertisement - m2

Aplikoni tash: https://noti.kryeqyteti.net