Një kontribut i veçantë është bërë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor në SHFMU “Mitrush Kuteli” në Prishtinë.
Mësimdhënësja Bukurije Kameri ka pasuruar bibliotekën e shkollës me 170 libra nga autorë të ndryshëm, duke kontribuar në zgjerimin e fondit bibliotekar dhe krijimin e më shumë mundësive për nxënësit që të kenë qasje në libra.
Ky donacion vlerësohet si një nismë që mund të ndikojë në kultivimin e kulturës së leximit dhe në nxitjen e interesimit të nxënësve për librin.
Nga shkolla kanë shprehur mirënjohje për mësimdhënësen Kameri, duke e cilësuar dhurimin si një gjest të çmuar dhe kontribut në mbështetje të nxënësve dhe procesit arsimor.