Mësimdhënësi Enver N. Rexhaj: Mësimi fillon, ditari vjen më vonë



nder titull

- Advertisement5 -

 Mirë se vini në vitin e ri shkollor: mësimi fillon, ditari vjen më vonë!

- paragrafi 1 -

Nxënësit janë në shkolla. Mësuesit janë në klasa. Prindërit i kanë dërguar fëmijët në mësim.

- Advertisement - M1

Por ka një problem të vogël.

Ditarët nuk janë gati.

Mos u shqetësoni!

- Advertisement - m2

Ministria thotë se do ta zgjidhë problemin.

Dhe arsyeja është edhe më interesante: qenka angazhuar një operator më i lirë.

Pra, kemi arritur në pikën ku shteti thotë:

“E zgjodhëm më lirë, por nuk arritëm ta bëjmë me kohë.”

Kjo qenka logjika e re e menaxhimit. Po, kjo është vërtet e turpshme dhe simptomë e një administrimi joserioz. Sepse në Kosovë jemi mësuar me një kulturë ku problemi shfaqet, pastaj institucionet premtojnë se do ta zgjidhin.

Viti shkollor nuk është se erdhi papritur. Nuk është tërmet. Nuk është përmbytje. Nuk është ndonjë ngjarje që askush nuk e dinte se do të ndodhte.

Data dihej.

Shkollat dihen.

Nevojat dihen.

Ditarët dihen.

Por, megjithatë, mësimi filloi dhe institucionet ende po merren me atë se si t’i sigurojnë.

Dhe pastaj flasim për reforma në arsim, standarde evropiane, digjitalizim dhe cilësi.

Ndonjëherë duket sikur kemi harruar një gjë shumë të thjeshtë:

Para se ta reformosh arsimin, sigurohu që shkolla të jetë gati për të filluar mësimin.

Nëse “operatori më i lirë” është bërë simbol i efikasitetit, atëherë duhet të pyesim edhe sa kushton paaftësia për ta përfunduar punën në kohë.

Sepse shteti nuk matet vetëm me sa lirë e nënshkruan një kontratë.

Shteti matet me atë se a funksionon kur qytetari ka nevojë për të.

E në këtë rast, duket se edhe ditari ka mbetur në pritje të shtetit.

Për kompetentët, sot shpërndahet dëftesa:

Klasa nuk u kalua.

As në afatin e rregullt, as në riprovim për në vjeshtë.

Nota përfundimtare: PAMJAFTUESHËM (1).

Të përsëritet viti!

Dhe herën tjetër, imitoni njeriun — ndoshta atëherë e kaloni klasën.

790756064 27746061191761399 1823504750062541510 n

794228694 27746061225094729 3687813432952231617 n