Mesazhi i veçantë i Profesoreshës Shqipe: Shkolla duhet t’i mësojë fëmijët edhe si të jenë njerëz më të mirë



nder titull

- Advertisement5 -

Shkrim nga profesoresha Shqipe Fazliu – Elshani

- paragrafi 1 -

Të dashur prindër,

- Advertisement - M1

Më 1 shtator fillon shkolla… por, mbi të gjitha, fillon një tjetër mundësi për të mësuar të jemi njerëz.

Para se t’ua vendosim çantat në shpinë dhe t’i përcjellim fëmijët drejt shkollës, le t’u japim një mësim që nuk shkruhet në libra:

Të mos e lëndojnë askënd për atë që është.

- Advertisement - m2

Të mos qeshin me dikë që është ndryshe.

Të mos përjashtojnë askënd.

Të mos heshtin kur dikush diskriminohet.

Sepse pas çdo fëmije që duket ndryshe, flet ndryshe, sillet ndryshe apo ka nevoja të veçanta, është një zemër që mund të lëndohet njësoj si e çdo fëmije tjetër.

Le t’i mësojmë fëmijët tanë të jenë zemërgjerë, të drejtë dhe të guximshëm për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Shkolla nuk është vetëm vendi ku mësojmë dije, por edhe vendi ku mësojmë të bëhemi njerëz më të mirë.