Shkolla “Kongresi i Manastirit” në Pozheran është pasuruar me pajisje të reja teknologjike, falë një donacioni nga bashkatdhetari Remzi Ibrahimi nga Zhiti.
Sipas njoftimit të shkollës, donacioni përfshin monitorë dhe pajisje të tjera kompjuterike, të cilat pritet të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për mësim dhe në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.
Drejtoria e shkollës ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Ibrahimit, duke e vlerësuar kontributin e tij si një shembull të përkushtimit të bashkatdhetarëve ndaj arsimit dhe institucioneve të vendlindjes.
“Falë bujarisë së tij, shkolla jonë u pasurua me një donacion të vlefshëm të pajisjeve teknologjike”, thuhet në njoftimin e SHMLM “Kongresi i Manastirit”.