Mërgimtarët dhurojnë çanta dhe materiale shkollore për 36 nxënës të fshatit Vidimriq 



nder titull

- Advertisement5 -

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027, në fshatin Vidimriq është realizuar një nismë e veçantë për nxënësit.

- paragrafi 1 -

Hoxha i fshatit, Kastriot Behrami, ka bërë të ditur se 36 nxënës, përfshirë edhe nxënësit e mësim-besimit në xhaminë e fshatit, janë pajisur me fletore, lapsa, ngjyra dhe mjete të tjera shkollore.

- Advertisement - M1

Në shpërndarjen e materialeve ishte e pranishme edhe mësuesja dhe koordinatorja e shkollës së Vidimriqit, Nedime Jashari Latifi, të cilën organizatorët e kanë falënderuar për kontributin dhe prezencën e saj.

Sipas Behramit, kostoja e përgjithshme e materialeve shkollore ka arritur në 638 euro, ndërsa projekti është mundësuar falë kontributit të mërgimtarëve nga Vidimriqi
“Zoti i shpërbleftë me të mira!”, ka shkruar Behrami, duke shprehur mirënjohje për të gjithë kontribuesit