Pas mungesës së ditarëve shkollorë në ditët e para të vitit të ri shkollor, furnizimi me këtë material ka mbërritur në Komunën e Deçanit.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj, i cili njoftoi se sot Drejtoria e Arsimit ka pranuar furnizimin me ditarët shkollorë dhe ka nisur menjëherë shpërndarjen e tyre në të gjitha shkollat e komunës.
Sipas Hulajt, krahas ditarëve, shkollat janë duke u furnizuar edhe me materiale shpenzuese të nevojshme për punën e përditshme.
“Po ashtu, të gjitha shkollat e Komunës së Deçanit janë duke u furnizuar me materiale shpenzuese, ku gjatë ditës së sotme po bëhet furnizimi kryesisht me letër të bardhë dhe materiale të tjera të nevojshme për punën e përditshme administrative dhe pedagogjike”, ka bërë të ditur ai.

Furnizimi me ditarë dhe materiale të tjera synon të mundësojë zhvillimin normal të punës administrative dhe pedagogjike në shkollat e Komunës së Deçanit.