Më 14 shtator hapet Shkolla Shqipe në Herborn të Gjermanisë



nder titull

- Advertisement5 -

Komuniteti shqiptar në Herborn të Hessenit bëhet gati për një tjetër hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe. Më 14 shtator 2026 nis mësimi në shkollën Shqipe në Herborn, ku deri tani janë regjistruar 30 nxënës, shkruan AlbanianEducation.

- paragrafi 1 -

Mësimi do të zhvillohet në ambientet e Johanneum Gymnasium Herborn, në adresën Otto-Wels-Straße 1a, 35745 Herborn, duke filluar nga ora 15:00. Mësuese e nxënësve do të jetë Mrika Veliu Mustafa.

- Advertisement - M1

Një nga veçoritë e rëndësishme të kësaj nisme është se mësimi i gjuhës shqipe është pa pagesë. Shqipja do të zhvillohet si lëndë zgjedhore, ndërsa kreditet e fituara nga nxënësit do të pasqyrohen në certifikatën e notave.

Hapja e kësaj shkolle përbën një zhvillim të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Herborn dhe në përgjithësi për shqiptarët në Hessen. Organizatorët e konsiderojnë këtë një hap konkret në drejtim të ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe lidhjes së brezave të rinj me kulturën shqiptare.

Nga LAPSH Hessen theksojnë se hapja e klasave të reja të gjuhës shqipe është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përhapjen dhe institucionalizimin e mësimit të shqipes në Hessen.

- Advertisement - m2

Të interesuarit për regjistrim dhe informacione shtesë mund të kontaktojnë LAPSH Hessen përmes faqes zyrtare, adresës elektronike ose numrit të telefonit të publikuar nga organizata.

Shkolla Shqipe në Herborn i hap dyert më 14 shtator, me synimin që brezi i ri shqiptar të ruajë dhe ta zhvillojë gjuhën e të parëve edhe larg atdheut.

LAPSH Hessen u uron mirëseardhje të gjithë nxënësve dhe familjeve të tyre në këtë nismë të rëndësishme për komunitetin shqiptar.